Lajm i Fundit, Coronavirus

Rastet e reja me COVID-19 nga 1,474 mostra

153 mostra kanë rezutluar pozitive me COVID-19 nga 1,474 mostra të marrura në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT (testet rapide antigjenike).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, bënë të ditur gjithashtu se 310 persona janë shëruar nga infeksioni përderisa katër persona kanë vdekur.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Ferizaj 17 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Kaçanik 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Podujevë 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Klinë 4 raste, Drenas 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste, Malishevë 1 rast”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 105,864 raste nga 544,548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,195 raste të vdekjes.