Rastet e reja me COVID-19 nëpër komuna

Edhe sot Prishtina prin për nga numri i rasteve pozitive me COVID-19.

Nga rezultatet e publikuara nga IKShPK, bëhet e ditur se edhe sot Prishitna ka më së shutmi raste pozitive me COVID-19 krahasuar me komunat tjera në vend.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Tutje, thuhet se brenda 24 orëve kanë vdekur tre persona si pasojë e infeksionit me coronavirus.

Sot janë regjistruar 43 raste të reja me SARS-CoV-2, dhe janë shëruar 239 të tjerë.

Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.