Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, këto janë komunat e prekura

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) ka njoftuar se nga 113 mostra të marra sot nga Klinika Infektive, 13 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas këtij njoftimi, 10 raste janë nga komuna e Vushtrrisë, sipas vendbanimit 8 në qytet, 1 në fshatin Mihaliq dhe 1 në fshatin Ceceli; 2 raste në komunën e Mitrovicës, sipas vendbanimit: 1 në qytet dhe 1 rast në Prishtinë.

Po ashtu, IKShPK-ja ka njoftuar se sot janë shëruar edhe 2 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 843, ndërsa në total numri i të infektuarve është 1,083 dhe 30 pacientë kanë vdekur.

“Nga data 08 shkurt  deri më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.968 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.083 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Publikohen rezultatet e 113 mostrave për COVID-19