COVID-19 - KALLXO

Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

12 raste pozitive me coronavirus janë shënuar sot në Kosovë nga 2,668 mostrat testuese që janë bërë brenda 24 orëve, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike po ashtu thuhet se 119 qytetarë janë shëruar dhe numri total i të shëruarve ka arritur në 105,107 persona.

Në anën tjetër është duke vazhduar imunizimi nëpërmes vaksinimit në nivel vendi.

Brenda 24 orëve në Kosovë janë vaksinuar 3,205 qytetarë përderisa nga fillimi procesit e deri më tani të vaksinuar janë 102,598 qytetarë.

Kujtojmë se sot Kosova ka filluar vaksinimin masiv kundër COVID-19.