Lajm i Fundit, Coronavirus

Rastet e reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 269 raste të reja me coronavirus nga 3,262 mostra të marrura në në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT (testet rapide antigjenike).

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 49 raste, Ferizaj 30 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Gjakovë 13 raste, Prizren 13 raste, Podujevë 12 raste, Klinë 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Pejë 10 raste, Graçanicë 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 7 raste, Skenderaj 6 raste, Malishevë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë dhe Leposaviq”, thueht në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Tutje, bëhet e ditur se nëntë persona të infektuar me SARS-CoV-2  kanë vdekur përderisa 449 persona të tjerë janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë janë 9,296 raste aktive me SARS-CoV-2.

Numri total i rasteve pozitive është 104,986 raste nga 530,954 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,162 raste të vdekjes.