Rastet e dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Lipjan dhe Prishtinë.

Në Fushë Kosovë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Lipjan një grua ka raportuar se një person ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Rasti ka ndodhur dje.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se një burrë ka ushtruar dhunë ndaj saj. “Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”- ka njoftuar Policia.