Ilustrim
Rastet e dhunës në familje në 24 orët e fundit, të gjithë të dyshuarit burra
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit në Kosovë, ku të gjithë të dyshuarit janë burra.
Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës po ashtu ka njoftuar se ka ndërmarr veprime hetimore edhe në një rast të kësaj vepre penale që ishte raportuar më datë 07.08.2024.
Sipas raportit policor, në Graçanicë më 08.08.2024 në 00:50 një burrë ka raportuar se vëllai i tij i dyshuari, i cili ishte nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht ankuesin.
Policia njoftoi se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Drenas më 08.08.2024 në 15:30h, ku viktima ka lajmëruar se është kanosur nga bashkëshorti i saj.
PK tregoi se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.
Edhe në Rahovec është raportuar dje, më 08.08.2024 në 20:00h një rast i dhunës në familje.
Policia theksoi se është arrestuar një burrë, pasi që dyshohet se i njëjti ushtron dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij.
Tutje në raport u tha se me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti i katërt i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë, më 08.08.2024 në 12:30h.
Policia njoftoi se është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën tjetër burrë.
PK tha se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Në 24-orët e fundit Policia ndërmori veprime hetimore edhe për një rast të dhunës në familje që ishte raportuar më 07.08.2024 në 20:50h.
Viktima grua kishte raportuar se i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Tutje ishte thënë se viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia tha se më datë 08.08.2024 në banesën e të dyshuarit është konfiskuar një revole e llojit Zastava.