Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rastet e dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës sipas raportit 24 orësh ka njoftuar se gjatë së mërkurës janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ku janë arrestuar dy persona.

Sipas raporti njëri rast ka nodhur në Pejë ku një grua është arrestuar pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht motrën dhe prindërit e saj.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara ndalohet në mbajtje. Mirëpo për shkak se e dyshuara ka probleme psikike është dërguar në repartin e Psikiatrisë në spitalin e Pejës dhe është nën sigurimin e policisë” është bërë e ditur në njoftim.

Ndërsa, rasti tjetër raportohet të ketë ndodhur në Prizren, në orën 15:30.

Një burrë është arrestuar të mërkurën nën dyshimin se ka kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e PK-së.