Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Rastet e dhunës në familje, arratisen dy të dyshuar

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit – tregojnë të dhënat e organeve të rendit.

Nga këto raste dy persona të dyshuar gjenden në arrati, ndërsa rastet e dhunës në familje kanë ndodhur tri në Prishtinë, tri në Pejë dhe një në Gjakovë.

Sipas raportit policor, në Prishtinë më 14.08.2024 një grua kishte raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një burrë.

Policia njofton se me pas intervistimin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, për një rast tjetër në Prishtinë, policia ka njoftuar se një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë dhe ka ushtruar edhe dhunë psikike ndaj së njëjtës.

Sipas raportit, i dyshuari po kërkohet nga polica dhe se rasti është në procedurë hetimore.

Në rastin tjetër të dhunës në Prishtinë, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy burra dhe një grua pas në mosmarrëveshje.

Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se në Pejë  më 13.08.2024 një femër ka raportuar se burri nuk e ka lejuar të hyjë në shtëpi.

“Palët janë intervistuar dhe rasti po hetohet në procedurë të rregullt” – thuhet në raport.

Ndërsa, me datë 12.08.2024, një grua kishte raportuar në Pejë së se burri i dyshuar e kishte sulmuar dhe i kishte thyer dyert e shtëpisë.

Sipas raportit, i dyshuari gjendet në arrati dhe rasti është duke u hetuar.

Një rast tjetër në Pejë, ka qenë nga një grua e cila raportoi se një burrë ka shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj dhe viktimës tjetër grua.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – njofton policia

Po ashtu edhe në Gjakovë është raportuar se një burrë kishte shkaktuar dhunë psiqike ndaj një gruaje.

Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.