Ilustrim

Rastet aktive me COVID-19 në Kosovë po rriten dita- ditës

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se deri sot janë shënuar 12 mijë e tetë raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Sipas IKSHP-së, numri i përgjithshëm rasteve pozitive është 31 mijë e 215.

Deri sot në Kosovë kanë vdekur 860 pacientë dhe janë shëruar 18 mijë e 347 të tjerë.