Rast tragjik në Tiranë, dyshohet se vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën
30.8.2022 - 17:34
Të shtëna me armë zjarri raportohen në Tiranë, ndërsa dyshohet për dy viktima.
Abcnews ka raportuar se dyshohet se vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca./abcnews.al