Rast tragjik në Rahovec, vdes personi të cilin e zuri traktori

Një rast tragjik ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Rahovec.

Një qytetar ka humbur jetën pasi atë e ka zënë traktori, të cilin ishte duke e servisuar.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ai ka treguar se stacioni policor në Rahovec ka marrë një njoftim nga QKMF në qytet se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Rastit i është pergjigjur patrulla policore dhe zyrtarët policorë kanë kuptuar se viktima ishte sjellë në Emergjencë me lëndime serioze.

Pas marrjes se ndihmës së parë në QKMF në Rahovec, viktima me autoambulancë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës.

Por, sipas zëdhënësit të Policisë, për shkak se gjendja e viktimës është përkeqësuar ai është nisur për në QKUK në Prishtinë.

Xhurkaj tha se rrugës për Prishtinë ka vdekur.

Viktima i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë e varrimit.