Ilustrim: Pixabay

Rast i rrallë, nëna 51 vjeçare lindi një foshnje në QKUK

Një rast i rrallë i lindjes është regjistruar në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në një njoftim të QKUK-së thuhet se, pacientja me inicialet A. I., 51 vjeçare, lindi një fëmijë të gjinisë mashkullore, me peshë 3.6 kilogramë.

Tutje në njoftim potencohet se, lindja është kryer me operacion, suksesshëm, ndërsa pas lindjes, neonatologët e Klinikës së Neonatologjisë, kanë kryer të gjitha kontrollet e foshnjës dhe kanë monitoruar në vazhdimësi gjendjen shëndetësore.

Gjendja e pacientes dhe e bebes është stabile, sipas mjekëve, dhe shumë shpejt do të lirohen për në shtëpi.