Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Rast i ri me COVID-19 sot në Prishtinë, Shpend Ahmeti jep detaje

Sot në Prishtinë është shënuar edhe një person me COVID-19.

Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se personi që është diagnostikuar me coonavirus është rast konakti.

“10 raste të reja në krejt Kosovën, dhe një rast i ri në Prishtinë. Edhe ky rast i sotem është në lidhje me spitalin privat e para disa ditëve. Numri total i rasteve aktive në Prishtinë është 11. Ju urojmë shërim të shpejtë të gjithëve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“E sipas paralajmërimeve të IKSHP dhe MSH të hënën fillon faza e dytë e relaksimit të masave. Gjatë vikendit do të ju informojmë saktësisht për fazen e dytë, përfshi edhe rinisjen e transportit publik”, ka shtuar ai.

Prishtina deri më tani ka shënuar 79 raste me coronavirus, 11 janë aktive dhe 1 viktimë.

Në total numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 955, 691 janë shëruar dhe 29 kanë humbur jetën.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 15 maj 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 4.588.873 raste të COVID-19 dhe 306.185 raste të vdekjes.