Ilustrim

Raporton në polici se ka pranuar 500 euro të falsifikuara

Një person në Gllogoc ka raportuar në polici për një monedhë të falsifikuar.

Policia ka bërë të ditur se ankuesi ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në lidhje me këtë rast, nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar, përderisa policia po e heton rastin.