Raporton në polici për patikat e vjedhura para hyrjes së banesës, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për një vjedhje e cila ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, para dy ditëve.

Sipas ankuesit i cili ka raportuar në polici,një palë patika të cilat i kishte para hyrjes së banesës së tij i janë vjedhur.

Sipas tij vlera e tyre është 130 euro.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin i cili dyshohet se ka kryer veprën penale.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.