Foto: KALLXO.com Ilustrim

Raporton në polici për armën të cilën e solli vëllai i tij në shtëpi

Një person në fshatin Babaj i bokës në Gjakovë ka raportuar në polici një armë të cilën vëllai i tij e mbante pa leje.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, ankuesi ka raportuar se vëllai i tij i kishte sjellë në shtëpi një armë të gjatë.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar armën , ndërsa i dyshuari për këtë rast është arrestuar.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.