Bankomat - Foto: REL/Reuters

Raporton në polici pasi deponoi 500 euro të falsifikuara nga i dyshuari

Një person ka raportuar në polici për një rast të falsifikimit të parave.

Sipas njoftimit, viktima ka raportuar në polici se në një bankomat të një banke kishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 500 euro por nga aparati nuk e ka marrë konfirmimin për deponim.

Në lidhje me këtë problem, gjatë ditës së djeshme, nga stafi i bankës viktima është informuar se kartë monedhën të cilën ai e ka deponuar në bankomat dyshohet se është e falsifikuar.

E njëjta kartëmonedhë është konfirmuar nga njësiti policor për procedura të mëtejme hetimore.