Raportoi se u ther me thikë, policia nuk ka të arrestuar

Një person ka raportuar se është therur me thikë nga një person tjetër.

Rasti ka ndodhur në rrugën e “UÇK-së” në Prishtinë dy natë më parë.

Sipas raportit ditor të policisë, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor dhe i njëjti më pas është liruar.

Policia ka raportuar se nuk ka të arrestuar.

Madje në raportin policor nuk thuhet edhe se ka ndonjë person të dyshuar apo identifikuar.