Foto-ilustrim

Raportoi se u dhunua në hotel nga dy burra, mjeku nuk gjen shenja

Një grua është ankuar në Policinë e Kosovës se në një hotel ishte dhunuar nga dy burra.

Policia e Kosovës ka reaguar duke i ofruar tretman mjekësor.

Mirëpo, sipas policisë, mjeku kishte konstatuar se nuk ka shenja të dhunimit.

Në lidhje me këtë rast, është njoftuar edhe prokurori.

Rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje në qytetin e Prizrenit.