Raportoi se i vodhën 22 mijë dollarë kriptovaluta
07.12.2024 - 09:01
Një person ka raportuar në polici se i janë vjedhur 22 mijë dollarë në llogarinë e tij në kriptovaluta.
Në raportin ditor të policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur më 19.11.2024.
Viktima sipas policisë, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij të platformës së kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22.000 dollarë kriptovaluta.
Për këtë rast, policia pasi ka marrë raportimin, ka njoftuar edhe prokurorin kujdestar. Deri më tani nuk është treguar nëse është identifikuar ndonjë person por rasti është nën hetime.
Ky rast është iniciuar si hyrje në sistem kompjuterik.