Ilustrim

Raportoi se është kanosur - Policia arreston viktimën pasi i gjeti armë zjarri 

Një burrë është kanosur me armë nga një i panjohur, derisa tre persona të tjerë i kanë dëmtuar veturën me mjete të forta – raporton Policia. 

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Ferizaj, të hënën pak para mesnate, më 20.01.2025. 

Ndërkaq, për këtë rast, Policia thotë se viktima ka pranuar se posedon një armë zjarri, me ç’rast i është konfiskuar bashkë me një fishekë.

“Me vendim të Prokurorit, i njëjti arrestohet si i dyshuar dhe dërgohet në mbajtje për armëmbajtje pa leje.” – njofton Policia.