Raportoi se dikush gjuajti tri herë me armë në drejtim të veturës së tij, Policia po e heton rastin

Një burrë ka raportuar se përderisa ishte në veturë, nga një veturë tjetër një i dyshuar deri më tani i panjohur ka shtënë tri herë me armë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, përveç një shenjë që dyshohet se mund të jetë e shkaktuar nga plumbi, në pjesën e pasme të veturës së ankuesit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës, më 16 dhjetor, rreth orës 19:43.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.

Rasti është inicuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.