Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Raportohet për tre persona të zhdukur në Prizren e Drenas

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona janë raportuar të zhdukuar, në dy raste të ndara në Drenas dhe Prizren.

Sipas Policisë, më 27.05.2024 në Drenas një grua ka raportuar se dy burra/djem kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Ndërsa në Prizren është raportuar se një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas Policisë, rasti është iniciuar dhe po hetohet nga njësitet kompetente.