Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Raportohet për një rast dhunimi në Pejë, i dyshuari po kërkohet nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë vënë në kërkim të një personi të dyshuar për kryerje të veprës penale “Dhunim”.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Pejë më 27.11.2024 në 19:15h.

Në raportin 24-orësh, të publikuar më 29.11.2024, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.