Ilustrim

Raportohet për gjuajte me armë, rasti në hetime

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një gjuajtje me armë të cilën e ka raportuar një person.

Sipas policisë ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në shtëpinë e tij dhe si pasojë i janë dëmtuar dritaret e muri i shtëpisë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur, kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij dhe si pasojë nga predhat janë dëmtuar dritaret dhe muri i shtëpisë së tij”, thuhet në raport.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë predha dhe rasti është duke u hetuar.