Ilustrim: Policia e trafikut. Foto: Kallxo.com

Raportohet parkimi i veturës në sheshin e Ferizajt, gjobitet shoferi

Policia Rajonale e Ferizajt, ka gjobitur një shofer i cili në mënyrë të parregullt kishte parkuar automjetin e tij në rrugën “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi i qytetit në Ferizaj.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ky raportim është bërë përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, më datën 8 korrik 2022.

“Në lidhje me këtë, policia e stacionit në Ferizaj, i ka marr masat e nevojshme dhe ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, për parking të parregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që,  të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor dhe inkurajon qytetarët si në këtë rast të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.