Zyrtari i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut Foto: Naser Fejza/ KALLXO.com

Raportohet në polici dëmtimi i veturës zyrtare në Mitrovicën e Veriut

Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur i kanë dëmtuar veturën zyrtare, e cila ka qenë e parkuar në parkim.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Luja Braja”, më 31.07.2024, rreth orës 09:15.

Rasti është iniciuar si “Dëmtim i pronës” dhe është duke u hetuar.