Raportohet i zhdukur një person në Vushtrri, familja kërkon ndihmë nga qytetarët

Një person është raportuar i zhdukur në Vushtrri që nga data 9 shkurt e këtij viti.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Është raportuar si person i zhdukur. Mbetet  në kërkim”, thuhet në përgjigjen e tij.

Në anën tjetër, familja e qytetarit të zhdukur po kërkon ndihmën e qytetarëve.

“Ju njoftojmë se që nga dita e martë të datës 09.02.2021 ka humbur personi që po shihni në foto Driton Strana nga Vushtrria. Dritoni është i moshës 56 vjecare. Kushdo që e sheh luteni të na kontaktoni në numrat e telefonit: 044/381-665; 045/830-830. Familja ka nevojë për ndihmën tuaj”, thuhet në lajmërim.