Raportohet i zhdukur një person në Mitrovicë

Një person është raportuar i zhdukur në Mitrovicë.

Policia e Kosovës bën të ditur se një qytetar nga komuniteti rom ka raportuar  se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, mbrëmë rreth orës 23:40 dhe sipas policisë, rasti është nën hetime.