Policia, ilustrim Foto: Pixabay

Raportohet i zhdukur një i mitur në Pejë

Një grua ka raportuar në Polici së kur është zgjuar në mëngjes ka vërejtur se djali i saj i mitur nuk ishte në dhomën e gjumit.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Raushiq të Pejës më 31.07.2024, rreth orës 08:00.

Deri më tani nuk dihet për vendndodhjen e të miturit, ndërsa rasti është inincuar si “Person i zhdukur” dhe është duke u hetuar.