Fushë Kosova. Pamje nga droni: BIRN

Raportohet i zhdukur një djalë i mitur në Fushë Kosovë

Një djalë i mitur, është raportuar të jetë zhdukur në Fushë Kosovë. Në Policinë e Kosovës, rastin e ka paraqitur prindi i tij, i cili ka thënë se nga data 4 nëntor, nuk di asgjë për vendndodhjen e të birit. Sipas Policisë, i riu është larguar nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk kanë asnjë informacion se ku mund të ndodhet.