
Raportohet e zhdukur një vajzë në Rahovec
16.1.2025 - 10:34
Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se vajza e tij është zhdukur.
Sipas Policisë, prindi i viktimës ka njoftuar se vajza e tij nga data 13.01.2025 është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet më për vendodhjen e saj.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Xhelal Hajda”, në Rahovec.