Raportohet e zhdukur një vajzë e mitur nga Gjakova

Një vajzë e mitur është zhdukur, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas tyre rasti ka ndodhur në fshatin Damjan të Gjakovës, dy ditë më parë rreth orës 11:00.

Një grua ka raportuar se  vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas ankueses vajza e saj fillimisht kishte biseduar me telefon me një person e më pas kishte hipë në një veturë të panjohur dhe ishte larguar nga shtëpia.