Obiliqi - Foto: Denis Sllovinja / KALLXO.com
Raportohet e zhdukur një grua në Obiliq
04.10.2024 - 10:43
Një grua është raportuar e zhdukur më 03.10.2024 në Obiliq.
Sipas Policisë, rastin e ka raportuar një burrë.
I njëjti ka thënë se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore, ka njoftuar Policia më 04.10.2024.