Raportohet e zhdukur një grua në jug të Mitrovicës

Një grua është raportuar e zhdukur nga burri i saj.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë të Jugut, dje rreth orës 10:30.

Ankuesi ka raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vend ndodhjen e saj.