Ilustrim

Raportohet e zhdukur një e mitur në Klinë

Një grua, shtetase e Shqipërisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se motra e saj e mitur, të shtunën ka dalë nga shtëpia ku jeton dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Policia e Kosovës në raportin 24orës ka theksuar se po heton rastin.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 13 maj, ndërsa është raportuar më 15 maj të këtij viti.