
Raportohet e vjedhur vetura e babait të Albulena Haxhiut, por e gjejnë pastaj
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me familjarë të saj janë përballur mëngjesin e sotëm me dyshimin se një veturë e tyre është vjedhur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Për këtë kishin thirrur edhe organet e rendit.
E kontaktuar nga KALLXO.com Haxhiu konfirmon se veturën e kishin gjetur, dhe se nuk ishte vjedhur siç po mendonin.
Vetura në fjalë është në emër të babait të Albulena Haxhiut.
“Nuk është vetura jem, është e prindit. E kemi njoftu policinë, por është gjetë vetura, kemi mendu është vjedhë, por realisht nuk ishte vjedhur. Dje e kam parku unë, e ka vozitë motra jem. Kemi qenë tek prindërit” – ka thënë ajo.
Për detaje të tjera, KALLXO.com është duke pritur përgjigje nga Policia e Prishtinës.
KALLXO.com ka siguruar fotografi nga rruga Hyzri Talla.
Sipas fotografive, shihet edhe ministrja Albulena Haxhiu bashkë me patrullën e Policisë.