Raportohen tri raste të deponimit të parave të falsifikuara në banka

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar tri raste të deponimit të parave të falsifikuara në dy banka në Prishtinë dhe në një bankë në Lipjan.

Në Prishtinë një zyrtar i bankës, ka informuar dje se prej klientëve janë deponuar 105 euro monedha me valuta të ndryshme, që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Sipas Policisë, monedhat janë konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Prishtinë një zyrtare e bankës ka raportuar se nga një klient ka deponuar një monedhë prej 100 euro të falsifikuar.

Rasti ka ndodhur dje dhe sipas njoftimit monedha është konfiskuar, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në Lipjan, një zyrtar i bankës ka informuar policinë se nga klienti është deponuar një monedhë prej 500 euro e falsifikuar.

Ngjarja ka ndodhur dje dhe sipas PK-së, monedha është konfiskuar, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.