Raportohen tre raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka pranuar tre raportime për dhunë në familje në Kosovë.

Sipas Policisë, në Pejë dy persona dyshohet se kanë ofenduar dhe kanë tentuar të sulmojnë fizikisht një grua. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Një rast tjetër në Vushtrri, më 12.12.2024 Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për dhunë në familje. Pas intervisitimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në mbajtje.

Kurse në një rast në Zubin Potok, një grua shtetase e Shqipërisë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Policia ka thënë se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.