Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Raportohen të zhdukur dy persona në Prishtinë dhe Gjakovë
13.12.2024 - 10:46
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme më 12.12.2024 ka marrë dy raportime të ndryshme, për zhdukje të dy personave në Prishtinë dhe në Gjakovë.
Sipas Policisë, në Prishtinë një person ka raportuar se vëllau i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.
Ndërsa në Gjakovë, sipas Policisë, një grua ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e saj.
Për të dyja raste Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar.