Raportohen në polici dy sulme të ngacmimit seksual

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ngacmimit seksual në Ferizaj.

Më dy nëntor sipas policisë është arrestuar i dyshuari shtetas i Afganistanit, pasi që ka ngacmuar seksualisht një grua shtetase e Afganistanit.

Sipas policisë me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, më 3 nëntor, ka pasur edhe një raportim të ngacmimit seksual ku rasti është duke u hetuar.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar, rasti nën hetime” – thuhet në raportin e policisë.