
Ilustrim: Një viktimë e dhunës, Foto: Pixaby
Raportohen katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të ndryshme të dhunës në familje.
Në Lipjan një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari pasi kishte sulmuar gruan, ishte larguar nga shtëpia. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet ende në arrati.
Në një rast tjetër në Obiliq, një mashkull dhe një femër janë rrahur në mes vete, pas një mosmarrëveshje. Sipas Policisë, të njëjtit pas janë intervistuar, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
Në një rast tjetër në Pejë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Policia ka bërë të ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.
Ndërsa në Klinë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.