Ilustrim

Raportohen gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orë, katër të dyshuar të arrestuar

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës brenda 24 orëve të fundit.

Nga këto raste katër të dyshuar janë arrestuar, e rastet e dhunës në familje kanë ndodhur dy në Fushë Kosovë, një në Drenas, një në Lipjan, një në Klinë dhe një në Pejë.

Një grua në Fushë Kosovë me 13.08.2024 ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari bashkëshorti i saj kishte shkaktuar dhunë psikike, në këtë rast janë përfshirë edhe dy të dyshuarit, fëmijet e tyre ku janë rrahur në mes vete.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin e Policisë.

Në rastin tjetër në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë i dyshuar pasi që i njëjti e kishte sulmuar bashkëshorten e tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – raporton Policia.

Në Drenas më 09.08.2024, një grua ka raportuar se i dyshuari bashkëshorti i saj në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike.

Lidhur me rastin pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Në Lipjan më 12.08.2024 është arrestuar një burrë i dyshuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Në raport thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Në Klinë më 12.08.2024 është arrestuar një burrë I dyshuar që kishte shkaktuar dhunë psikike djalit dhe bashkëshortit të djalit.

Lidhur me rastin i dyshuari kishte kanosur viktimat me armë dukë gjuajtur në ajër.

“Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – u tha në raportin e Policisë.

Ndërsa në Pejë më 13:08:2024, një grua dhe një burrë kanë raportuar se e dyshuara – nusja e djalit, ushtron dhunë fizike ndaj fëmijeve të saj 3 dhe 4 vjeç. Lidhur me rastin është njoftuar në prokurori.