Raportohen dy raste të rrahjes në burgun e Dubravës

Dy raste të rrahjes mes të burgosurve kanë ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Më 1 mars 2023 dy të burgosur janë rrahur mes vete dhe njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur më 2 mars 2023, në të cilin dy të burgosur kanë sulmuar fizikisht një të burgosur tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në të dy rastet është njoftuar prokurori.