(Foto ilustrim)

Raportohen dy raste të dhunës në familje, një person dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje për të cilat ka pasur edhe arrestime.

Policia ka njoftuar se njëri rast ka ndodhur në Fushë Kosovë, ndërsa tjetri në Mitrovicë, dhe që të dyja kanë të bëjë me dhunë ndaj grave.

Sipas policisë në Fushë Kosovë është arrestuar një person i cili kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërsa, në Mitrovicë, është arrestuar një person që kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij të cilës edhe iu është ofruar tretmani mjekësor.

Sipas policisë i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.