Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Raportohen dy persona të vdekur, nën rrethana të dyshimta

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjes të cilat i ka konsideruar së dyshimta, në dy lokacione në Kosovë, në Shtime e Brezovicë.

Për rastin e parë Policia raporton se një burrë është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është regjistruar ditën e djeshme, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti i iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, mbi të cilin do të vazhdojnë hetimet.

Ndërsa për rastin tjetër, Policia njofton se një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Brezovicë. Vdekja e personit, sipas raportit policor, është konstatuar nga mjeku.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.