Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Raportohen dy persona të vdekur në rrethana të dyshimta 

Policia ka njoftuar pë dy raste të vdekjes, të cilat i ka konsideruar të dyshimta, në dy lokacione të ndryshme.

Në Prishtinë, Policia bënë të ditur se dje më 25.08.2024 rreth orës 14:00, dy gra kanë raportuar se klientit i tyre, një burri, shtetasi të  huaj, gjatë trajtimit ju ka keqësuar gjendja shëndetësore.

 “Njësiti emergjencës ka dalë në vendngjarje dhe sipas mjekut i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”- thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, në Fshë Kosovë, dje më 25.08.2024 është raportuar se një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenje jete, njofton Polcia.

Në raportin e Policisë thuhet se vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar në IML për obduksion.