Raportimi i KALLXO.com për ndërtimet e dyshimta, prokuroria dyshon për korrupsion

Prokuroria e Pejës ka nisur të grumbullojë informata lidhur me një rast të dyshuar për keqpërdorim detyre për rastin e një ndërtimi të dyshimtë për të cilën kishte raportuar KALLXO.com.

Muajin e kaluar, KALLXO.com ka raportuar lidhur me pretendimin e banorëve të lagjes “Jarina” në Pejë, se ndërtesa që do të ndërtohet karshi tyre, ka fituar lejen e ndërtimit nga Komuna e Pejës në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas banorëve, rasti ngërthen një varg shkeljesh e parregullsish, për çka është njoftuar Kryetari i Komunës dhe Prokuroria e Pejës.

Fillimisht lidhur me këtë rast Prokuroria e Pejës kishte hapur hetime nën dyshimin se është kryer vepra penale “Ndërtime pa leje”.

Megjithatë sipas prokurorit Ersan Qavolli, tani rasti është deleguar pranë departamenti për krime të rënda, nën dyshimin se është kryer vepra penale e korrupsionit-  keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Disa banorë të lagjes “Jarina” në Pejë, po pretendojnë qe ndërtesa qe do ndërtohet karshi tyre, ka fituar lejen e ndërtimit nga Komuna e Pejës në mënyrë të kundërligjshme.

Dyshimi se kjo leje është marrë krejtësisht në mënyre të kundërligjshme, qytetarët thonë se po ju shtohet sepse aty po ndërtohet në orët e hershme të mëngjesit dhe atë ditën e diel.

Më poshtë mund ta lexoni hulumtimin e plotë:

Banorët kundër ndërtimit shumëkatësh në lagjen ‘Jarinë’ në Pejë