
Screenshot: Top Channel
Raportime për një të vdekur nga përmbysja e kamionit që vinte nga Tirana drejt Kosovës
23.3.2023 - 19:05
Një kamion është përmbysur në Rrugën e Kombit gjatë ditës së sotme, raporton Top Channel.
Sipas këtij raportimi, si pasojë e aksidentit ka vdekur shoferi i kamionit.
Tutje është thënë se aksidenti i rëndë ndodhi në vendin e quajtur Kolsh dhe se kamioni ishte i ngarkuar me dërrasa që po vinte nga Tirana për në Kosovë.
“Top Channel” ka raportuar se fillimisht mjeti është përplasur me trafikndarësen, e më pas është përmbysur.
Po ashtu është njoftuar se si pasojë e aksidentit është bllokuar korsia e autostradës Kolsh-Kukës-Morinë.